
Mes famës dhe akuzave për pedofili. Sa ndikon pushteti i personazheve VIP?
Videoja me udhëheqësin shpirtëror Dalai Lama, teksa i kërkon një djali ta puthë në buzë dhe ta prekë me gjuhë, përveçse ka nxitur një mori komentesh akuzuese, por ka ngjallur dhe debate lidhur me të famshmit që përgjatë viteve janë akuzuar për pedofili dhe ndikimin që ka pushteti dhe fama e tyre, për të kryer veprime të palejuara, të dyshimta, dhe në raste më të rënda, për të mbuluar pedofilinë e tyre.
-Ylli i “Sons of Guns”, Will Hayden, u arrestua dikur me akuzën e përdhunimit të rëndë, pasi u dyshua se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur “pothuajse çdo ditë”.
-Ish-anëtari i kastit të “Cake Boss”, Remy Gonzales, aktualisht po vuan 9 vjet burg për sulm seksual ndaj një vajze 13-vjeçare.
–Rockeri i Lostprophets, Ian Watkins u dënua kohët e fundit me 35 vjet burg pasi u shpall fajtor për akuza të shumta për abuzim seksual të fëmijëve, duke përfshirë përpjekjen për të përdhunuar një foshnjë.
Natyrisht, vetëm një pjesë e vogël e atyre që kryejnë krime të tilla të tmerrshme janë të famshëm, por ekspertët thonë se fama mund të jetë një faktor me personazhet e famshëm që abuzojnë me fëmijët.
“Sigurisht që çdo situatë është unike, por sot kur shikojmë yjet… e dëgjojmë gjatë gjithë kohës, se ata fillojnë të abuzojnë me pozitat e tyre”, thotë ekspertja Wendy James, e cila fokusohet në diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të çështjeve psikologjike, i cili shton: “Si shoqëri ne priremi të lavdërojmë yjet…dhe shoqëria i sheh ata se nuk bëjnë keq por ka shumë kohë që unë shoh shpeshtësinë e sjelljeve narcisiste tek yjet.”
Ajo tha se kjo mund të çojë në sjelljen e yjeve në mënyra të papërshtatshme seksualisht, ku ngacmimi i fëmijëve është një situatë ekstreme.
“Ne i lejojmë yjet të fillojnë të ndihen sikur janë mbi ligjin ose mbi sjelljen e caktuar,” shton James.
Ndërsa Fred Berlin, ekspert mbi çështjet e sjelljes Seksuale përmend rastin e Johns Hopkins, i cili thotë se nuk ka asnjë statistikë përfundimtare që tregon se pedofilët janë më të përhapur në mesin e elitës së Hollivudit.
“Unë nuk di ndonjë provë që është më e zakonshme në mesin e të famshmëve se të tjerët. Unë mendoj se i kushtojmë më shumë vëmendje dhe jemi disi më të befasuar në shumë mënyra sepse mendojmë se i njohim këta njerëz bazuar në atë që shohim në TV.”
Pra, statusi i tyre si i famshëm thjesht sjell sjelljen e tyre të tmerrshme në qendër të vëmendjes. Rastet e abuzimit me të famshëm marrin shumë më tepër vëmendje sesa krimi mesatar seksual.
“Shumica e këtyre rasteve marrin një sasi të caktuar vëmendjeje dhe publiku është i shqetësuar me të drejtë, edhe kur njerëzit arrestohen në komunitetin e tyre lokal. Bëhet një histori më e madhe, kombëtare kur arrestohet dikush që është një personazh i famshëm.”
Dhe yjet nuk janë të parët që akuzohen për sjellje të pahijshme seksuale ndaj fëmijëve. K
Më poshtë keni disa të tjerë të famshëm të dënuar me akuza për abuzim seksual, përgjatë viteve:
-Peter Yarrow i grupit muzikor Peter, Paul and Mary u dënua për abuzim seksual me një vajzë 14-vjeçare në vitin 1970. Yarroë, i cili shërbeu 3 muaj në burg, më vonë iu dha një falje presidenciale në vitin 1981 nga ish-presidenti Jimmy Carter.
-Një nënë e cila u shfaq në “Cheer Perfection” u deklarua fajtore për akuzën e sulmit seksual të shkallës së parë dhe përfshirjes së një fëmije.
-Këngëtari Michael Jackson u padit për katër akuza për ngacmim të një të mituri, katër akuza për dehje të një të mituri dhe ngacmim, një akuzë për tentativë ngacmimi të fëmijëve, një akuzë për komplot për të mbajtur rob një djalë me emrin Gavin dhe familjen e tij dhe komplot për të kryer rrëmbim fëmijësh. Jackson u akuzua më parë për abuzim seksual të fëmijëve në vitin 1993; ai i ka mohuar akuzat dhe ka zgjidhur padinë civile të kallëzuesit. Në vitin 2003, dokumentari Living ëith Michael Jackson tregoi Jackson duke mbajtur dorën e një djali me emrin Arvizo. Gjyqi zgjati përafërsisht katër muaj, duke filluar me përzgjedhjen e jurisë që filloi më 31 janar 2005. Gavin dhe vëllai i tij dëshmuan se Jackson u kishte dhënë alkool, u kishte treguar pornografi, kishte masturbuar para tyre dhe kishte bërë gjeste seksuale. Mbrojtja i karakterizoi dëshmitarët e prokurorisë si ish-punonjës të pakënaqur ose individë që kërkonin të shfrytëzonin Jackson për para. Dëshmitarët për mbrojtjen përfshinin dëshmi nga njerëz të famshëm, duke përfshirë ish-aktorin Macaulay Culkin dhe komedianin Chris Tucker. Mbulimi i gjyqit u përshkrua si një cirk mediatik dhe disa media nxituan ta portretizojnë Jackson si pedofil.
-Andrew Clevenger mori dy dënime me 10 vjet burg dhe dy 10 vjet me kusht për ‘takimet’ e saj seksuale me një djalë 13-vjeçar.
-Komediania Paula Poundstone u shpall fajtor për tre akuza për kryerjen e një akti të turpshëm dhe lakmitar ndaj një vajze nën moshën 14-vjeçare në vitin 2001.
–Dikur gjyqtar në “America’s Best Dance Crew” dhe koreograf në “So You Think You Can Dance”, Shane Sparks u akuzua për gjashtë akuza për një akt të turpshëm ndaj një fëmije dhe dy akuza për ngacmim seksual- oral të një personi nën 16 vjeç. Avokati i quajti pretendimet “zhvatje” dhe pretendoi se akuzuesi i Sparks doli vetëm për shkak të famës së Sparks. Ai u deklarua i pafajshëm në vitin 2010 dhe përsëri në vitin 2011 për një akuzë të vetme penale për seks të paligjshëm me një të mitur. Ai përfundimisht pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë, e cila e dënoi atë me 270 ditë burg, pesë vjet shërbim prove dhe 52 seanca këshillimi.
-Spin-off i “Jackass” të MTV-së, “Viva La Bam” ylli Vincent “Don Vito” Margera u shpall fajtor për dy akuza për sulm seksual ndaj një fëmije në vitin 2007. Margera ishte akuzuar se kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme një 14-vjeçare dhe dy 12-vjeçare, në Kolorado në gusht të vitit 2006.
-Rolf Harris. Rolf Harrisit, iu hoq titulli në CBE në vitin 2015 pasi u shpall fajtor për sulme seksuale ndaj vajzave të moshës shtatë vjeç. Në korrik 2014, 90-vjeçari u dënua me pesë vjet e nëntë muaj burg, por u lirua me leje tre vjet më vonë. Harris ishte nderuar në vitin 2006, një vit pasi pikturoi portretin e Mbretëreshës për të shënuar ditëlindjen e saj të 80-të.Atij i është hequr gjithashtu nderimi në BAFTA në vendlindjen e tij, Australi, si dhe një diplomë nderi nga Universiteti i Londrës Lindore.
-Stuart Hall – Atij iu hoq OBE-ja në vitin 2013 pas dënimit të tij për abuzime seksuale ndaj fëmijëve.
Ish prezantuesi i “It’s A Knockout” u vlerësua për shërbime në transmetim dhe bamirësi. Por ai u burgos për 30 muaj pasi pranoi 14 akuza për sulm të pahijshëm ndaj vajzave të moshës nga 9 deri në 17 vjeç midis viteve 1967 dhe 1985. Ai u lirua nga burgu në vitin 2015 pasi kreu gjysmën e dënimit.
-Jimmy Savile- DJ i famshëm u nderua me një OBE në vitin 1972 si dhe u vlerësua për shërbimet e tij për bamirësi, duke i dhënë atij titullin Sir. Por sipas një raporti zyrtar, Savile dyshohet se ka përdhunuar 34 gra dhe vajza dhe ka sulmuar seksualisht deri në 450 persona, duke përfshirë disa të rinj deri në tetë vjeç. Pavarësisht thashethemeve të vazhdueshme për pedofili, ai i mbajti nderimet gjatë gjithë jetës së tij. Pas vdekjes së Savile në vitin 2011, në moshën 84-vjeçare, Komiteti i Konfiskimeve të Nderimeve u përball me thirrje për t’i hequr nderimet e tij.
Krijimi i lëvizjes në SHBA- Me Too inkurajoi viktimat e krimeve seksuale të dilnin e të flisnin. Akuzuesit kanë ndarë dekada informacione rreth krimeve seksuale të paraportuara më parë nga të famshëm. Valët e akuzave të reja kanë çuar në ndërprerje të punësimit, familje të shkatërruara, padi marramendëse dhe kallëzime penale.
Vitet e fundit të akuzuarit kanë qenë:
-Komediani dhe aktori Bill Cosby u dënua nga një juri në prill të vitit 2018 për tre akuza për sulm seksual. Ai u dënua përfundimisht me 3 deri në 10 vjet burg dhe një gjobë prej 25,000 dollarë. Megjithëse Cosby u akuzua për sulme seksuale nga dhjetëra gra, vetëm njëra ngriti kallëzime penale.
– Disa muaj më vonë, në maj 2018, producenti i Hollivudit Harvey Weinstein u arrestua në Nju Jork dhe u akuzua për përdhunim. Në shkurt 2020, Ëeinstein u dënua për dy krime, (nga pesë për të cilat u akuzua). Aktualisht ai po vuan dënimin me 23 vite burg.
-Pas 20 vitesh me rrjetin Fox, themeluesi Roger Ailes dha dorëheqjen në vitin 2016 për shkak të akuzave për ngacmim seksual nga 23 punonjës aktualë dhe ish-punonjës të Fox. Në pranverën e vitit 2017, Ailes vdiq në mes të një hetimi të Departamentit të Drejtësisë dhe një hetimi të dytë të agjencisë së zbatimit të ligjit për krime të mundshme financiare të kryera për qëllime të fshehjes së krimeve seksuale.
-Matt Lauer humbi punën e tij si spikere prej 20 vitesh me “Today Show” dhe ende akuzohet penalisht për shkak të akuzave për përdhunim nga një koleg dhe krime të tjera të dyshuara seksuale.
-Në vitin 2020, kur bota po i përshtatej jetës gjatë një pandemie globale, krize ekonomike dhe trazirave politike, një tjetër figurë publike, aktori Danny Masterson i “That ’70 Show”, u akuzua për përdhunimin e tre grave midis viteve 2001 dhe 2003.
–Bill O’Reilly, Kevin Spacey, R Kelly, Charlie Rose, Mark Halperin, Tavis Smiley, Mario Batali, Russell Simmons, Chuck Close, Jon Heely, së fundmi janë akuzuar për krime seksuale kundër një ose disa viktimave. Disa janë paditur, ose ende mund të akuzohen penalisht, arrestohen, dënohen dhe gjobiten.
Këto janë vetëm disa nga numri në rritje i të famshmëve të akuzuar për krime seksuale gjatë viteve të fundit, shumë prej tyre për pedofili.
Disa tashmë janë akuzuar zyrtarisht dhe nuk kanë qenë ende në gjyq. Të tjerë tashmë kanë bërë marrëveshje kaq të mëdha në padi civile dhe janë urdhëruar të paguajnë gjoba aq të larta të vendosura nga gjykatat penale, sa që shkelësit e famshëm të akuzuar, kanë krijuar kolektivisht një ekonomi të vërtetë kombëtare të krimit seksual mes të famshmëve.
Dënimet e të famshmëve për abuzime seksuale nuk janë në fakt një fenomen i ri. Në epokën para Me Too, ka pasur herë pas here ‘gjyqe publike’.
-Për shembull, në vitin 2012, Jerry Sandusky, ish-trajneri i famshëm i futbollit i Penn State, mori një dënim prej 30 deri në 60 vjet burg për krime seksuale ndaj 10 djemve të rinj. Sandusky-t iu kërkua të regjistrohej si shkelës seksual, nëse ai lirohet ndonjëherë nga burgu.
-Marv Albert, 79 vjeç, u deklarua fajtor për sodomi të dhunshme dhe sulm seksual në vitin 1997. Komentatori sportiv mori një dënim me kusht 12 muaj.
-Më herët akoma, në vitin 1992, boksieri kampion bote Mike Tyson u dënua për përdhunimin e një gruaje dhe kreu 3 vjet nga një dënim 6-vjeçar në burg, plus katër vjet të tjera me kusht. Tyson-it iu kërkua të regjistrohej si ‘abuzues seksual’ në vitin 2002, kur shkoi në Tenesse për ndeshjen e tij me Lennox Lewis.
-Në dekadat shumë më të hershme (1977), Roman Polanski, regjisori i Hollivudit, ishte deklaruar fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale të paligjshme me një vajzë 13-vjeçare. Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, 5 nga 6 akuzat kundër Polanskit u hodhën poshtë. Ai kaloi 42 ditë në burg. Ai iku në Evropë nga frika e pasojave të tjera, luftoi ekstradimin për vite me radhë dhe nuk u kthye më në SHBA.
-Megjithatë, edhe në shekullin e kaluar, shoqëria dënoi dhe burgosi abuzuesit. Dramaturgu Oscar Wilde u dënua në vitin 1895 për sodomi dhe akte të pahijshme, për të cilat ai kaloi dy vjet në burg.
Zhvendosja nga tendenca historike e dënimeve shumë të rralla të të famshmëve për krime seksuale drejt inkurajimit shumë më të fuqishëm të viktimave për të kërkuar drejtësi kundër autorëve të famshëm është një ndryshim pozitiv. Megjithatë, disa akuza për krime seksuale janë zbuluar se janë të rreme.