Merrni çadrën me vete, reshje shiu në të gjithë vendin

Sipas MeteoAlb: mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante në të gjithë vendin, më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit ku shirat do të jenë rrebeshe. Nuk do të mungojnë gjithashtu, stuhitë e forta të erës përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore dhe juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 25°C.