Merret vendimi për rrogën e ushtarakëve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar pas mbledhjes së qeverise se është marrë një vendim historik.

Peleshi ka dhënë lajmin për të gjithë ushtarakët, të cilëve nga data 1 Korrik, do u rritet paga me 30 %.

Ministri bëri me dije se paga minimale në Forcat e Armatosura është më shumë se 51 mijë lekë të reja, shtuar këtu edhe pagesa shtesë të trajtimit ushqimor dhe trajtimet e tjera sipas vështirësive.

Struktura e mbojtjes kibernitike do të marrë edhe 20 mijë lekë të reja mbi këtë pagë, duke parë edhe rëndësinë që ky domen i ri ka marrë në Shqipëri edhe pas agresionit rus.

Shtesa mbi shtesa jane parashikuar dhe për 38 pozicione të tjera.

*Tibo News.