
Merr fund pritja, Beyoncé vjen me këngën e re
Beyoncé sinjalet për albumin na i kishte dhënë prej kohësh, por surprizën e solli mbrëmjen e 20 qershorit me publikimin e këngës së saj të re “Break my soul”.
Kjo këngë vjen si single i parë nga albumi i cili pritet të vijë më 29 korrik, ku në përmbajtje ka 16 këngë.
“Break My Soul” është një këngë ritmike dhe me gjasë do të jetë himni juaj i verës, i cili thyen monotoninë dhe ju bën jetën me ritëm.
Ky projekt ka bashkuar sërish Beyoncén me producentët e njohur Tricky Stewart dhe The-Dream, të cilët më parë kanë punuar me këngën “Single Ladies”.
Artistja ka shënuar vetëm suksese deri më tani dhe është një figurë shumë e dashur për publikun.
Njoftimi për albumin e divës së muzikës erdhi pas fshirjes së fotografive në rrjetin e saj social.