
Merr frymë më lirisht Shangai, lehtëson masat kundër COVID-19
Qyteti kinez i Shangait ka rihapur katër nga 20 linjat e saj të metrosë, teksa qyteti po lehtëson masat kundër koronavirusit, të cilat i kanë detyruar banorët e këtij qyteti të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shumë se gjashtë javë. Shangai po ashtu ka rinisur operimin e 273 linjave të autobusëve, tha Yu Fulin, drejtor i Komisionit të Transportit të Shangait.
Izolimi në Shangai, qyteti më i madh i Kinës, erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Kina ka aplikuar masa të ashpra kundër koronavirusit. Shpërthimi i COVID-19 së fundmi ka marrë jetën e 580 banorëve, që është shpërthimi më i keq i koronaviursit, pas shpërthimit të parë në Vuhan, në fund të 2019-s.