
Mënyra tjetër që kanë gjetur emigrantët shqiptarë për të udhëtuar drejt Britanisë
Një investigim i ‘Mail on Sunday’ ka zbuluar së fundmi se emigrantët shqiptarë kanë gjetur një rrugë tjetër për të shkuar në Angli.
Jo më kamion e gomone, por me jahte luksoze.
Një gazetar bgritanik i infiltruar si emigrant kontaktoi trafikantë,të cilët përdornin jahte luksoze për të kaluar emigrantë të paligjshëm përmes Kanalit Anglez.
Një trafikant i ofroi atij një vend në një jaht që largohej nga Belgjika për 17,000 £, ndërsa një tjetër tha se kishte vend në një jaht që nisej nga Franca për 16,000 £.
‘Mail on Sunday’,i referohet një raporti që tregon se katër në dhjetë emigrantë që kalojnë në Kanalin Anglez gjatë kësaj vere, janë me prejardhje shqiptare.
Trafikantët e qenieve njerëzore po përdorin rrjetin social TikTok për të ‘joshur’ emigrantët që të shkojnë në ishull me jahte luksoze dhe mos të rrezikojnë jetën me varka e gomone.
Linku nga media britanike këtu.
*Tibo News