
Mënyra të thjeshta për reduktimin e kohës në telefon
Telefoni tashmë është bërë për të gjithë ne si një pjesë e pashmangshme e përditshmërisë. Pavarësisht përfitimeve të mëdha që kemi prej tyre, koha që kalojmë me ta krijon një varësi dhe kjo nuk është aspak e mirë për ne. Ne do ndajmë më ju disa nga mënyrat, që shpresojmë t’ju ndihmojnë në reduktimin e kohës në telefon.
- Në karikim vendose larg krevatit
Shtrirë, rehat, me telefonin në duar, padyshim do kalojmë minuta e orë të tëra, ndaj mënyra me ë mirë para se të flemë, është që ta karikojmë larg krevatit.
- Në një orar të caktuar, vendosni telefonin në Airplane Mode
Pa dyshim që kjo gjendje nuk mund të zgjasë përgjithmonë pasi do ju shkëpusë nga bota në një farë mënyre, por imagjinoni sa të qetë do të ishit pa njoftime, emaile apo notifications.
- Alarm nga ora, jo nga celulari
Në momentin që zgjohemi nga alarmi, instinktivisht na vjen në mendje investigimi i ndodhive, ndaj edhe kjo na merr një kohë të mirë në telefon. E mira është të mos i japim vetes më shumë mundësi për të qëndruar në telefon.
Kur na bie alarmi i celularit, zgjohemi dhe nisim e bëjmë një inspektim se ç’ka ndodhur në Instagram. Nëse e zëvendësojmë alarmin e telefonit
- Vëri vetes një qëllim mbi përdorimin e telefonit
Në rast se po nis një mesazh, thjesht dërgoje. Pritjen e një përgjigje shpenzoje duke u marrë me di$ka tjetër, jo telefon.
- Provo të shkuarit në vende ku nuk nevojitet telefoni
Një vrap për te supermarketi për të bërë pazar, nuk e ka të nevojshme telefonin, as biblioteka e as xhirot për qetësi. Përpiquni të bëni këto që mos t’i ndjeni aq shumë nevojën telefonit