Mënyra se si A$AP Rocky e quan Rihanna-n ngre dyshimet se mund të jenë martuar

Rihanna u shfaq si surpriza më e bukur e mbrëmjes në koncertin e A$AP Rocky, e veshur me një fustan transparent të zi, duke ekspozuar intimot dhe barkun e rrumbullakosur.

Në një prej momenteve të kësaj mbrëmjeje, Rocky iu drejtua asaj si “bashkëshorte” dhe sigurisht, u shtuan zërat se dyshja mund të jetë martuar në fshehtësi.Thashethemet kanë nisur që në daljen e tyre në Met Gala, ku Riri veshi një fustan të bardhë dhe menjëherë u pretendua se ajo po na njoftonte përmes modës se është martuar.

Rihanna, sigurisht dukej një yll dhe erdhi fiks në momentin kur Rocky po performonte këngën e tij “Sundress”. Këngëtarja kërceu, qeshi, u argëtua dhe më pas mori një dedikim shumë të ëmbël nga reperi, i cili tha: “Dua t’ia dedikoj këtë këngë gruas sime të bukur”.

Sapo mbaroi performancën, dyshja u bashkua në zonën V.I.P për të përfunduar siç duhet mbrëmjen.

 

@pagesix EXCLUSIVE: #BTS footage from #Rihanna’s VIP section at #ASAPRocky’s #SpotifyBeach ♬ original sound – Pagesix | Celebrity Gossip