
Mënyra më gazmore për të berë marketing
Të gjithëve na ka ndodhur në rrugë të na ndalin duke na ofruar një reklamë të një kompanie. Dhe sigurisht që ne sipas dëshirës kemi pranuar të marrim broshurën e të vazhdojmë punën tonë, ose nuk e kemi marrë.
Po sikur dikush t’ju detyrojë ta merrni? Në internet po qarkullon një video gazmore e një personi i cili shkelmon ato që nuk pranojnë të marrin broshurën. Nuk dihet shumë për videon por mjafton momenti që na bën për të qeshur. Po ju si do reagonit nëse do ju ndodhte?