
Meghan Markle me një tjetër marrëveshje, këtë herë me aktrimin
Meghan Markle së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me një agjenci talentesh dhe do të jetë pjesë e ekipit të WME, ku do të ngrejë produksione filmike dhe televizive, ndërsa në të njëjtën kohë do të bashkëpunojë me marka të mëdha, biznese dhe projekte kreative.
Meghan ka qenë edhe më parë aktore dhe ka luajtur në serialin e njohur ‘Suits’.
WME do të përfaqësojë gjithashtu Archewell, i cili përfshin arketipet e podcast-it të spotify të Meghan-it përmes të cilit Dukesha mbështet gratë, nënat dhe vajzat e reja. Meghan Markle do të përfaqësohet nga Ari Emanuel, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Oprah Winfrey, Martin Scorsese, Charlize Theron, Mark Ëahlberg dhe Dëayne Johnson, ndërsa Dukesha e Sussex do të punojë gjithashtu me agjenten e vjetër Arena Ëilliams, Jill Smoller dhe Brad Slater.