
Megan Fox “sherr virtual” me politikanin: Po përdor djemtë e mi për fushatë!?
Politikani Robby Starbuck ka kritikuar aktoren e njohur Megan Fox, 37 vjeç, për tre fëmijët që ajo ndan me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, duke shkruar në Twitter se aktorja i “detyroi” ata të vishnin “rroba vajzash”.
Dhe aktorja nuk e la pa përgjigje. Megan Fox ndau një postim në Instagram, duke e konsideruar politikanin Starbuck, 34 vjeç një shfrytëzues. Ajo shprehet se politikani ka shfrytëzuar identitetin gjinor të fëmijëve të saj për të tërhequr vëmendjen në fushatën e tij politike.
Ylli i The Expendables 4, e cila është në lidhje me Machine Gun Kelly, shkruan mes të tjerash: “Shfrytëzimi i identitetit gjinor të fëmijës tim për të tërhequr vëmendjen në fushatën tuaj politike, ju ka vënë në anën e gabuar të universit”.
Më pas ajo tha se ishte “rrahur” me burra të vegjël të pasigurt, narcisist, impotent si si” më parë, duke thënë: “E megjithatë unë jam ende këtu”.
Fox e përfundoi përgjigjen e saj me një paralajmërim, duke shkruar, “Ti u ngatërrove me shtrigën e gabuar.”
Në postimin e tij origjinal, Starbuck ndau një foto të tre fëmijëve të Fox-it dhe shkroi: “Këta janë djemtë e Megan Fox-it. Dikur jetonim në të njëjtin komunitet të mbyllur dhe fëmijët tanë luanin në park.”
Ai ka pretenduar se dy prej djemve nuk kishin dashur të vishin ato rroba, dhe se ishin detyruar nga nëna Megan, “ndërsa dadoja e tyre u përpoq t’i ngushëllonte,” Starbuck shtoi se ky është abuzim i pastër i fëmijëve. Lutuni për ta.”