Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Twitter mund të falimentojë

A po shkon Twitter drejt falimentit?

Këto janë disa prej titujve kryesor në mediat ndërkombëtare të cilat citojnë burime të ndryshme ku së fundmi përflitet se diçka e tillë është konfirmuar edhe nga vetë Elon Musk.

Vetëm pas dy javësh që njeriu më i pasur në botë bleu rrjetin social janë shkaktuar trazira të mëdha brenda kompanisë.

Sipas “The Information” , faqes mbi lajmet e teknologjisë parashikohet se Twitter mund të humbasë miliarda dollarë vitin e ardhshëm.

Rregullatorët në SHBA kanë paralajmëruar kompaninë mbi largimin e papritura të mijëra punonjësve teksa kaosi ka përfshirë edhe punonjësit e tjerë që ende vijojnë punën në platformë.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, Twitter është tronditur edhe nga largime të tjera këtë të enjte pasi shefi i privatësisë, shefi i reklamave dhe shefi i pajtueshmërisë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre këtë të enjte.

Elon Musk ka deklaruar se kompania po humbet me shumë se 4 milionë dollarë në ditë, megjithatë Twitter nuk i është përgjigjur kërkesave për koment mbi një faliment të platformës. 

*TiboNews