AlbanianEnglish

Mediat: Dyshimet mbi deklaratat e ish zyrtares Klosi

Ish zyrtarja Alda Klosi, në banesën e së cilës dyshohet se u vodhën mbi 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë dyshohet të ketë dhënë dy deklarime të ndryshme në polici mbi paratë që ajo kishte në shtëpi.

Më 15 dhjetor, ditën kur ka ndodhur vjedhja e denoncuar në polici, Klosi ka deklaruar se nuk kishte patur sasi të mëdha parash.

Sipas proceverbalit të deklarimit të saj, zonja Klosi është shprehur se përveç bizhuterive,nga kontrolli paraprak ka konstatuar se i mungonte edhe një sasi parash për shpenzime dhe mbarëvajtjen jetike të përditshme.

*Tibo News

You don't have permission to register