
Media britanike veçon këtë plazh shqiptar si më të bukurin dhe të lirin
Sezoni i pushimeve verore po vjen dhe për fat të mirë tashmë nuk ka asnjë pengesë për të shkuar në vendin që dëshirojmë dhe të shijojmë diellin.
Por me krizën globale në tërësi, shumë shikojnë pëer vendet që janë edhe të bukura por edhe të përballueshme për të qëndruar disa ditë.
Për këtë media britanike ka bërë një listë me destinacionet më të bukura dhe më të lira për këtë vit ku përmendet Shqipëria me Sarandën, për të cilën të gjithë shqiptarët ndihen krenarë për bukuritë dhe larmishmërinë e aktiviteteve dhe zonave të plazhit që ofron.
Në tërësi, shumë vende në Evropën Lindore ose Jugore janë më të lira se pjesë të tjera të kontinentit dhe në disa raste nëse i jepni përparësi pushimeve në qytet sesa në plazh, mund të shkojë akoma më lirë.
Ja çfarë shkruan Metro për Sarandën.
Po kërkoni pushime në plazh por që të jeni edhe në qytet? Saranda është zgjidhja juaj. Ndodhur në atë që njihet tashmë si Riviera Shqiptare, mes Detit Jon dhe Kodrave të Ullinjve, ofron një gamë mbresëlënëse plazhesh, si Plazhi Pasqyrat, Plazhi Mango dhe Plazhi i Manastirit.
Dhe nëse dëshironi një udhëtim në Korfuz, mund ta bëni edhe këtë, pasi është më pak se një orë larg me traget.
Asgjë nga këto nuk do t’ju kushtojë shumë, pasi një vakt për dy persona në një restorant të thjeshtë do të kushtojë vetëm 5 paund. Ndërsa për kostot e fluturimeve, ato fillojnë nga rreth 165 paund nga Stansted.
Vende të tjera të përmendura në listën e destinacioneve më të lira për vitin 2023 janë:
-Prague, Czechia
-Sunny Beach, Bulgaria
-Cape Town, South Africa
-Madeira, Portugal
-Galicia, Spain