Media britanike: Skenari i ri i një lufte të mundshme midis Rusisë dhe NATO-s

Rusia duket se nuk do të ndalet ndaj pushtimit në Ukrainë duke rritur edhe shanset  për një përshkallëzim në vendet Baltike. Por kjo gjë nëse ndodh do të detyroj ndërhyrjen e alenacës më të fuqishme në botë, NATO-s.

Media britanike, The Telegraph ka publikuar një skenar të ri të një lufte të mundshme midis Rusisë dhe NATO-s. Presidenti rus, Vladimir Putin mobilizon 200 mijë ushtarë dhe nis një ofensivë të re në Ukrainë gjatë pranverës së këtij viti.

Më pas, ai provokon protesta të rusishtfolësve në vendet Baltike dhe kryen sulme kibernetike kundër këtyre shteteve gjatë sezonës së verës. Protestat përdoren si pretekst për stërvitjet ushtarake në Bjellorusi dhe vendosjen e trupave gjatë vjeshtës në Kaliningrad, qytet rus i vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë përgjatë bregut të Baltikut.

Përleshjet fillojnë gjatë dimrit në zonën e Korridorit Suvalka (korridor që lidh shtetin rus me Kaliningradin). Në këtë fazë, Rusia dhe Perëndimi do të kenë një zgjedhje – të negociojnë ose të bëjnë luftë.