Më të zgjuarit? Pse stereotipi për shkencëtarët dhe kirurgët s’është i vërtetë

“Shkencë raketash” dhe “Operacion truri”, janë fraza që kryesisht përdorim kur duam të themi që diçka është shumë e vështirë për t’u bërë apo për t’u kuptuar.

Por një studim i ri ka zbuluar se në fakt, shpikja e raketës apo qoftë operacioni në tru mund të mos jenë dhe aq të vështira për t’u bërë. Dhe ky stereotio i etiketimit të inxhinierëve shkencorë apo neurokirurgëve më të zotë se të tjerët duhet të marrë fund.

Sipas eksperimentit të kryer së fundmi, rezultoi se inxhinierët e hapësirës ajrore si dhe neurokirurgët në fakt kishin të njëjtin nivel inteligjence me njerëz me profesione të tjera, gjithsesi me luhatje të vogla sipas të përzgjedhurve.

Për të kryer eksperimentin, u përdorën teste me pyetje logjike, arsyetuese, dhe përjetime emocionesh, gjithashtu pyetësorë në lidhje me eksperiencën në specialitetet/profesionet e tyre.

Rezultatet treguan se inxhinierët e hapësirës ajrore dhe neurokirurgët përputheshin në shumë aspekte, ndonëse inxhinierët e hapësirës rezultuan më të zotët në aftësitë për të manipuluar, ndërsa neurokirurgët më të mirë në zgjidhjen e problemeve semantike.

Të ballafaquar me njerëz të profesioneve të  tjera rezultoi se inxhinierët nuk ishin më inteligjentë se ata në fakt. Ndërsa neurokirurgët rezultuan më të shpejtë për të zgjidhur problemet, por me kujtesë që vinte më ngadalë.