Më shumë volum për flokët? Jennifer Aniston ndan sekretin

Jennifer Aniston, e njohur në të gjithë botën falë talentit të saj në aktrim, shpesh përflitet edhe për pamjen e saj rinore.

Ndonëse është 53 vjeç, aktorja duket më bukur se kurrë dhe kjo nuk i atribuohet vetëm gjenetikës por sigurisht dhe kujdesit ndaj lëkurës së saj.

Në vitin 2021, aktorja e njohur krijoi një markë për kujdesin ndaj flokëve, “LolaVie”.

Në fakt, Aniston, nuk heziton të ndajë këshillat e saj të bukurisë.

Së fundmi, pasi ka zbuluar në revistën “Allure” rutinën e plotë të flokëve të saj, ylli ka treguar se cila është këshilla e saj për t’i dhënë volum flokëve të saj.

Bëhet fjalë për një truk shumë të thjeshtë ndaj ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.