
Më shumë se 500 refugjatë shpëtohen në Mesdhe
Anijet e shpëtimit janë nisur drejt porteve italiane. Anija gjermane u ankorua në portin italian të Barit me 261 persona të shpëtuar në bord. Sipas ekuipazhit, në bordin e “Humanity 1” ndodheshin edhe 93 të mitur, shumica prej tyre të pashoqëruar nga të afërm të rritur.
Organizata përmendi vende si Siria, Egjipti, Kameruni dhe Bregu i Fildishtë si vende të origjinës.