
Më shumë se 100 denoncime çdo muaj
Më shumë se 100 denoncime në muaj kanë mbërritur në zyrat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit me protagonist gjyqtarë, prokurorë, kancelarë, apo përfaqësues të tjerë të Sistemit të Drejtësisë në vend.
Në ligjin me numër 84 të vitit 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 53 të tij, parashikon se “çdo person që ka dijeni për fakte, ose rrethana që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriteret e rivlerësimit ka të drejtë të informojë drejtpërdrejt institucionet e rivlerësimit.
Kjo ka qenë arsyeja, për të cilën Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mban regjistrin e denoncimeve.
*Tibo News