Më pak lindje të fëmijëve!

Një raport i publikuar nga Instat tregon se në tremujorin e dytë të këtij viti ka një ulje të lindshmërisë me 14.8 %.

Popullsia e Shqipërisë me këto shifra pritet të zvogëlohet nga 2.8 milion banorë që përllogariten të jenë aktualisht në afro 2.5 milion banorë në vitin 2050.

Ky trend duket se nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, pasi një raport I Kombeve të Bashkuara për popullsinë tregon se ulje të lindshmërisë ka pasur edhe në disa vende të Europës, në disa të tjera ka rritje me shifra akoma më të ulëta.

*Tibo News