Më pak gradë se dje, parashikimi i motit për këtë të premte

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar prej disa ditësh ndodhet në ndikimin e valës së nxehtë me origjinë nga veriu i kontinentit Afrikan, e cila do të sjellë orë të shumta me diell në vendin tonë. Por parashikohet që orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites të kenë kalime të pakta vranësirash të cilat më të theksuara do të jenë në Shtrirjen Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen lehtësisht në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët

*Tibo News