Më në fund, dalin rezultatet e eksperimentit për punë 4 ditë në javë

Më në fund një lajm i mirë. Eksperimenti më i madh në botë për punën ka zbuluar se puna katër ditë në javë është më e mirë për punonjësit dhe më produktive, me pothuajse të gjitha kompanitë e përfshira në studim të cilat kanë rënë dakord të vazhdojnë të marrin pjesë.

Rezultatet e eksperimentit, të realizuar në Britani, zbuluan se 61 nga kompanitë që morën pjesë, 56 prej tyre planifikojnë të vazhdojnë punën me ditë në javë ndërsa një e treta e tyre kanë vendosur ta bëjnë ndryshimin përgjithmonë.

Dhe këtu është lajmi më i mirë: 39 për qind e punonjësve kanë thënë se janë ndjerë më pak të stresuar, nivelet e ankthit u ulën ndjeshëm dhe numri i ditëve të sëmundjes ra me afërsisht dy të tretat.

Është mirë të kuptohet se puna me më pak ditë është më produktive, por të kesh fakte është një or të kesh fakte është një çlirim më vete, për të gjithë punonjësit!

Në fund të këtyre rezultateve tepër premtuese, aktivistët tani po kërkojnë një javë 32-orëshe për të gjithë punonjësit në Britani.

Hapi i radhës? Le të përpiqemi të implementojmë këtë metodë pune në të gjithë botën, dhe të mblidhen punëdhënësit të na thotë pse Po dhe pse JO!

*Tibo News