AlbanianEnglish

Me mijëra gra dhe vajza protestojnë në Meksikë

Rrugët e Meksikës u mbushën këtë të premte nga vajza dhe gra të cilat protestuan të indinjuara kundër rritjes së krimeve të dhunshme kundër grave, duke brohoritur “drejtësi për Arin”.

Marshimi i tyre u nxit nga vrasja e 27-vjeçares Ariadna Lopez e cila u gjet e vrarë në një autostradë në Morelo në muajin tetor.

Hetuesit fajësuan fillimisht për vdekjen e saj konsumin e tepërt të alkoolit dhe nxituan të deklaronin se në trupin e viktimës nuk kishte shenja dhune, por familjarët e saj nuk ishin të bindur.

Një autopsi e dytë e cila u krye nga autoritetet gjeti lëndime të shkaktuara me forcë në trupin viktimës dhe përfundimet treguan se traumat e shumta ishin shkaku i vdekjes së saj.

Kryebashkiaku i Meksikës akuzoi hetuesit për fshehje të provave dhe lidhje të tyre me vrasësin.

Sipas të dhënave zyrtare të qeverisë, në 9 muajt e parë të vitit 2022 janë mbi 5600 gra të cilat janë vrarë në Meksikë.

Autoritet thonë se gjysma e këtyre vrasjeve janë bërë nga pakujdesia ndërsa 1/3 e tyre janë regjistruar si krime me bazë gjinore duke rrezikuar kështu dënim deri në 70 vite për autorët.

Të dhënat mbi ndëshkueshmërinë e këtyre krimeve janë shqetësuese pasi në vitin 2019 për çdo 100 gra të vrara janë dënuar vetëm 4 raste me autorë.

Protestuesit e kësaj të premteje në Meksikë kishin veshur ngjyrën vjollcë, një simbol ky i barazisë gjinore.

*TiboNews

You don't have permission to register