
Me lot në sy, flet gruaja që humbi bashkëshortin dhe djalin në nëndetëse
Gruaja që humbi burrin dhe djalin e saj adoleshent në nëndetësen Titan për të parë rrënojat e Titanikut ka treguar se ka kaluar katër ditë të dhimbshme duke parë vazhdimisht oqeanin, dhe se i humbi tërësisht shpresat pas 96 orësh nga nisja e operacionit të kërkimit, pasi e dintë se do t’u mbaronte oksigjeni.
Christine Dawood rrëfehet se fillimisht supozohej të ishte një ekspeditë zhytjeje e saj dhe bashkëshortit 48-vjeçar, Shahzada. Por djali i çiftit ka dashur të shkojë në atë udhëtim të frikshëm, dhe nëna i ka dhënë biletën e saj….
Christine ka qëndruar në anijen mëmë të nëndetëses, Princi Polar me vajzën tjetër 17 vjeçare, Alina, ndërsa Titan nisi misionin duke u lancuar nën ujë.
Christine tregoi se ajo ishte duke ngrënë kur mori lajmin se personat nën bord “kishin humbur komunikimet”.
“Unë nuk e kuptova në atë moment se çfarë do të thoshte”, rrëfen mes lotësh ajo.
Megjithatë, të tjerët në anijen mbështetëse e siguruan atë se ishte “jo e pazakontë” humbja e komunikimit, duke sugjeruar se kurrë nuk u ishte transmetuar atyre se Marina e SHBA kishte zbuluar një shpërthim brenda disa orësh.
“Ne të gjithë menduam, ata thjesht do të dalin. Ne po shikonim vazhdimisht sipërfaqen e ujit. Ishte e vetmja shpresë për ne. Më pas fillova të përjetoja ndjenja jo të mira. Sidomos në momentin kur u kuptua se nëndetësja duhet të kishte dalë. Mendoj se e humba shpresën kur kaluam kufirin e 96 orëve. Unë e kuptova se Titani më në fund duhej të kishte mbetur pa ajër. Ky ishte momenti kur humba shpresat. Dhe pikërisht në atë moment i dërgova një mesazh familjes sime duke iu thënë se po përgatitesha për më të keqen”.
E përpos kësaj, vajza Alina nuk e humbi shpresën.
“Vajza ime … nuk e humbi shpresën deri në telefonatën me rojet bregdetare, kur në thelb ata na informuan se gjetën disa mbetje. Ky ishte momenti kur ajo humbi shpresën, “tha nëna.
Babë e bir vdiqën së bashku me CEO-n e Titan, Stockton Rush, 61 vjeç, miliarderin britanik Hamish Harding, 58 vjeç dhe ekspertin francez të Titanikut, Paul-Henri Nargeolet, 77 vjeç.