
Me këto 4 filma nuk do mund të mbani lotët
Ditët si këto, me shi dhe qiell të zymtë kanë nevojë për diçka. Të gjithë do të bien dakord nëse themi se ajo që na duhet janë filmat.
Më poshtë do ju listojmë filmat që konsiderohen partnerë të kësaj gjendje, romantikë dhe prekës.
Pieces of a Woman (2021)
Ky film sjell një grua të re të martuar (Vanessa Kirby), që lufton me vdekjen shkatërruese të foshnjës së saj gjatë lindjes së fëmijës.
Le të paralajmërojmë se nuk është për ata që janë me zemër dobët, por performanca e përmbajtur dhe zemërthyer e Kirby shton një shtresë të re teksture në debatin rreth abortit dhe dështimit të shtatzënisë.
Manchester by the Sea (2016)
Filmi i Kenneth Lonergan, ka të bëjë me një njeri në depresion që kujdeset për nipin e tij pasi vëllai i tij vdes.
Ky film është praktikisht një monument i depresionit.
Peizazhi i zymtë i Bregut Lindor vetëm sa rrit atmosferën e, duke ju lënë me një portret të një familjeje që garantohet se do t’ju bëjë të telefononi nënën tuaj dhe të qani.
A Walk to Remember (2002)
Kjo është një komedi romantike e jashtëzakonshme, ndaj ne ju sfidojmë që të mos qani teksa Jamie (Mandy Moore) dhe Landon (Shane West) bien në dashuri, pavarësisht gjithçkaje, pavarësisht sfondit të sëmundjes tragjike të Jamie.
The Notebook (2004)
A mund të trajtojmë filmat që na bëjnë për të qarë, pa përmendur “The notebook”?
Kjo dramë romantike me Ryan Gosling dhe Rachel McAdams trajton një çift nga rinia deri në pleqëri, është emocionalisht mjaft e fuqishme për t’ju bërë të përloteni sa herë që dëgjoni frazën “nuk ka mbaruar”.