
Me kë mund të përjetosh seksin më të mirë në jetë sipas Horoskopit?
Nëse lexoni për horoskopin në dashuri, me siguri keni mësuar për karakteristikat e secilës shenjë, anët e forta dhe të errëta, tiparet fizike dhe ato të brendshme, por e dini se me cilat shenja ju mund të perjetoni seksin më të mirë në jetë? Astrologët i dedikojnë rëndësi kësaj fushe, dhe kështu ndajnë me të gjithë ata që besojnë kombinimet më të mira. Por…. Kjo nuk do të thotë që ju me partnerin të filloni të debatoni se nuk figuroni në ‘listë’ si të kombnueshëm në shtrat. Disa shenja jane seksuale për nga natyra dhe njihen si të ‘mirë’ në shteat, duke perfshirë akrepin, luanin, peshoren dhe demin. Madje disa prej tyre kanë fantazi disi më të shfrenuar.
Zbuloni kombinimet si me poshtë:
Dashi: shenjë pasionante dhe e padurueshme. Nuk janë romantikët që të dhurojnë lule, por duan tju tregojnë se sa shumë dëshirojnë në shtrat.
Kombinimet: luani, shigjetari, binjakët, ujori.
Demi: kanë dëshirë të joshen ngadalë dhe të dashurojnë. Nëse e kuptojnë se jeni e duhura, nuk do të dëshirojë më të përjetojë eksperienca me të dashur të tjetrë. Kanë nivel të lartë të libidos sa mund t’ju lenë zgjuar gjithë natën.
Kombinimet: virgjeresha, akrepi, bricjapi, gaforrja dhe peshqit
Binjaket: stimulohen mendërisht dhe pastaj fizikisht. Por duhet të kapni momentin e një binjaku pasi e zhvendos vëmendjen shume shpejt. Marrëdhëniet me bunjakët janë gjithmonë interesante.
Kombinimet: peshorja, ujori, dashi, luani dhe shigjetari
Gaforrja: nuk dëshirojnë thjesht t’ju dërgojnë në shtrat. Janë tepër emocionalë dhe duan të ndjejnë gjithçka, sidomos të ndihen të dashuruar.
Kombinimet: demi, virgjëresha, bricjapi, akrepi dhe peshqit.
Luani: janë dramatikë në shtrat ashtu si më jetën e përditshme. Nëse i tregon se po ndihesh mirë, do të kujdeset akoma më shumë për të mbetur të kënaqur.
Kombinimet: dashi, shigjetari, binjakët, peshorja dhe ujori.
Virgjëresha: Janë të ëmbël dhe nuk preferojnë të bëhen agresivë në shtrat. Ju pëlqen më tepër një ambient i pastër i kuruar sesa marrëdhënie spontane, si në makinë all edhe në natyrë diku larg.
Kombinimet: demi, bricjapi, gaforrja, akrepi dhe peshqit.
Peshorja: intelektualë në shtrat ashtu si në jetën e përditshme. Kontrolli i tyre mental i bën të veçantë në shtrat dhe tepër të fokusuar në kënaqësinë qe marrin dhe dhurojnë.
Kombinimet: binjakët, ujori, dashi, luani dhe shigjetari.
Akrepi: të gjithë e dinë që akrepët janë dominantët e seksit. Misteri i tyre i bën më të dëshirueshëm dhe jo të gjithë mund të arrijnë të futen në shtratin e tyre. Per akrepin është më shume se thjesht seks dhe dashuri.
Kombinimet: gaforrja, peshqit, binjakët, peshorja dhe ujori.
Shigjetari: janë entuziastë ashtu si udhëtimet që bëjnë. Mund të të bejë të ndihesh njeriu më i dashuruar në botë, por nëse të bie telefoni në një moment, shpërqendrohet dhe mund edhe të të lërë në shtrat e të largohet.
Kombinimet: luani, binjakët, peshorja, dashi dhe ujori.
Bricjapi: është një nga shenjat më pasionante në shtrat dhe të gjithë e dinë këtë. Dhe janë ashtu siç e reflektojnë veten e tyre, energjikë dhe plot fantazi. Por gjithmonë në kërkim të kombinimit perfekt me eksperienca të reja.
Kombinimet: akrepi, demi, virgjëresha, gaforrja dhe peshqit.
Ujori: intelektual edhe në shtrat. Libito e ujorit rritet si fillim nga stimulimi mental e më pas dëshira për të patur kontakt fizik. Është i gatshëm të provojë gjithçka që tingëllon interesante në shtrat.
Kombinimet: binjakët, dashi, luani dhe shigjetari.
Peshqit: janë kameleonë në shtrat, të aftë për të ndryshuar çdo sjellje sipas nevojave dhe dëshirave. Njihen si shenja magjike në kontaktet fizike. Janë emocionalë në shtrat dhe aspak ‘intelektualë’.
Kombinimet: akrepi, gaforrja, demi, virgjëresha dhe bricjapi.
*Tibo News