Mbyllja e qytetit kinez nga rreziku i Covid-19 shqetëson furnizuesit e Apple-it

Prodhimi i iPhone nga Apple nuk do të marrë goditje të fortë nga pezullimi i operacioneve të Foxconn në qytetin kinez të Shenzen. Qyteti Shenzen po përballet me kufizime të reja për të parandaluar përhapjen e mundshme në masë të gjerë të COVID-19.

Furnizuesi kryesor i Apple, Hon Hai Precision Industry i njohur si Foxconn, tha se ka pezulluar “operacionet” në Shenzhen deri në një njoftim të dytë.

Një analist shkroi se ndikimi nga bllokimi i Shenzhen në prodhimin e  iPhone EMS duhet të jetë i kufizuar deri në 10% i maksimumit të prodhimit global të iPhone.

Rajoni Shenzhen përfaqëson më pak se 20% të kapacitetit total të prodhimit të iPhone për Hon Hai.

Shumë fabrika në Kinë, përfshirë fabrikat e drejtuara nga prodhuesit e automjeteve Toyota dhe Volkswagen, u pezulluan për shkak të kufizimeve.

Bllokimet në rajonin e Shangait mund të jenë më shkatërruese për kompanitë prodhuese.

Pjesa dërmuese fabrikave të Foxconn janë të përqendruara në Azinë Lindore, Brazil, Indi, Evropë dhe Meksiko.