Mbyllet numërimi për Këshillat Bashkiak në Dibër, PS merr shumicën, e dyta PSD-ja

Në Dibër ka përfunduar numërimi i votave edhe për Këshillat Bashkiak.

Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë më së shumti mandate, 13 me pas saj vjen Partia Socialdemokrate me 6 mandate, koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 5 mandate dhe nga një mandat kanë marrë, Partia Agrare Ambjentaliste, Partia Republikane Shqiptare, Partia Levizja e Legalitetit, Partia Demokratike, Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Demokristiane dhe kandidati i pavarur, Astrit Ademi.

PS:

PSD:

Bashke Fitojme:

Mësohet kutia e fundit ka qenë e dëmtuar dhe nuk është numëruar.

Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe garën për kryetar bashkie, me kandidatin Rahim Spahiu që mori 67.54% të votave.