Mbyllet numërimi në Tepelenë/ Tërmet Peçi 12 vite në krye të bashkisë

Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku ka fituar kandidati i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, Tërmet Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.67 %.

Ndërsa, kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 511 vota ose 10.33 %.

Sa i përket, kandidatit të PD-së, Sokol Guga, me 346 vota vota ose 7.00 %.

Kujtojmë që Tërmet Peçi ka 12 vite në krye të bashkisë Tepelenë dhe ky është mandati i katërt për të.