
Mbyllet aeroporti i Katanias, shkak vullkani Etna
Aeroporti i Katanias është mbyllur përshkak të aktivitetit shpërthyes të Etna.
Njoftimi u bë nga kompania që menaxhon aeroportin nëprmjet faqes së saj të internetit. Sektori i hapësirës ajrore C1 dhe B3 do të qëndrojë i mbyllur deri në orën 13:00 të së hënës, me të gjitha hyrjet dhe nisjet të anuluara.
Pasagjerët duhet të paraqiten në aeroport vetëm pasi të konsultohen me kompaninë e tyre ajrore. Deklarata e fundit nga Observatori Etna i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë shpjegoi se aktiviteti në i vullkanit “ka evoluar në një shatërvan llave”, duke prodhuar një re të shpërndarë nga erërat drejt jugut.