Mbyllen pikat doganore me Greqinë në datat 2-4 Prill

Pikat doganore greke në Kakavijë, Përmet, Qafë Botë dhe Sarandë do të mbyllen nga data dy deri më 4 Prill prej orës 05:30.

Lajmin e ka bërë me dije policia, ku sqarohet se mbyllja e pikave të doganës vjen si pasojë e protestave që po zhvillojnë aktualisht sindikatat greke.

Mësohet se do të lejohen të lëvizin apo të kalojnë kufirin vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe makinat që kanë emergjenca shëndetësore.

Policia e Shtetit bën me dije se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do ketë njoftime të tjera për çdo ndryshim, gjthashtu dhe në rastet nëse do të ketë një bllokim edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.