
Mbyllen Lojrat Olimpike 2022
Pekini fiku flakën e tij olimpike të dielën, duke mbyllur Lojrat Olimpike 2022, sezon që do të mbahet mend për politikat e tij ekstreme COVID-19, si dhe skandalin e dopingut të patinazhistes 15-vjeçare ruse, Kamila Valieva.
Presidenti kinez, Xi Jinping, ishte i pranishëm në ceremoninë e mbylljes, ku Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach vlerësoi organizatorët e Pekinit.
Lojërat Olimpike 2022 ishin Olimpiada e dytë në gjashtë muaj që u organizuan nën masa të rrepta anticovid, pas atyre të Tokios.
Në Kinë, këto masa parandaluan përhapjen e COVID-19 në Lojërat Olimpike dhe në popullsi, duke justifikuar politikën ‘zero-COVID’ që e ka izoluar Kinën nga pjesa tjetër e botës.
Në këtë mënyrë shumë atletëve iu shkatërrua ëndrra olimpike nga testet pozitive që i penguan ata të konkurronin.
Megjithatë, Kina u kursye nga çdo protestë e turpshme nga konkurrentët lidhur me trajtimin e saj ndaj pakicës myslimane ujgure dhe mijëra gazetarë të huaj të pranishëm ishin të mbërthyer brenda ‘qarkut të mbyllur’, të paaftë për të raportuar më gjerësisht.
Polemika më e madhe e Lojërave ishte rasti i patinatores Valieva, e cila dështoi një test dopingu në dhjetor, por rezultati u zbulua vetëm një ditë pasi ajo ndihmoi ekipin e saj të fitonte një medalje olimpike.
Saga e patinatores rihapi debatin nëse të miturit duhet të lejohen të konkurrojnë në Lojërat Olimpike.
Gjithashtu një hetim nga autoriteti më i lartë antidoping në botë rreth Valievës është duke u zhvilluar.