
Mbreti japonez diagnostikohet me ‘dështim të zemrës’
Mbreti Emeritus Akihito i Japonisë, babai i mbretit aktual, mori një diagnozë të dështimit të zemrës, por gjendja e tij është përmirësuar gjatë trajtimit, tha të martën një zyrtar në Agjencinë e Familjes Mbretërore (IHA).
Akihito, 88 vjeç, dha dorëheqjen në vitin 2019 në abdikimin e parë të një perandori japonez për dy shekuj, duke thënë se nuk ishte i sigurt se ishte në gjendje për të përballuar kërkesat e punës.
Dështimi i zemrës është një gjendje në të cilën muskuli i zemrës nuk pompon gjak aq mirë sa duhet dhe mund të trajtohet. Ai ndryshon nga një atak në zemër ku rrjedha e gjakut në zemër bllokohet papritur.
Akihito u diagnostikua me dështim të zemrës për shkak të një defekti të valvulës së zemrës dhe që nga ajo kohë i është nënshtruar trajtimit me ilaçe dhe përmes kufizimit të aktivitetit dhe marrjes së lëngjeve, tha një zyrtar i IHA. Ai filloi të shfaqte simptoma në qershor dhe diagnoza u vendos këtë muaj, sipas zyrtarit.
Akihito, djali i mbretit Hirohito, kaloi pjesën më të madhe të mbretërimit të tij duke punuar për të shëruar plagët e një lufte të zhvilluar në të gjithë Azinë në emër të babait të tij, si dhe për ta afruar monarkinë me qytetarët e zakonshëm.
Ai shënoi 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në 2015 me një shprehje “pendimi të thellë”.
“Duke parë nga e kaluara, së bashku me keqardhjen e thellë për luftën, lutem që kjo tragjedi e luftës të mos përsëritet dhe së bashku me njerëzit të shpreh ngushëllimet e mia të thella për ata që ranë në betejë dhe në rrënojat e luftës” tha ai më 15 gusht 2015, në 70 vjetorin e përfundimit të luftës.
Një shkencëtar me profesion, Akihito ishte trashëgimtari i parë në familjen perandorake japoneze që u martua me dikë pa prejardhje mbretërore, mbretëreshën Emerita Michiko, të cilën e takoi në një fushë tenisi. Të dy kanë tre fëmijë, duke përfshirë Naruhiton, mbretin aktual. Akihito dhe Michiko u vlerësuan për rolin e tyre në ngushëllimin e publikut në kohë të vështira, si kur u gjunjëzuan për të folur me njerëzit në strehimore pas fatkeqësive, një veprim që shihet si afrimi i tyre ndaj popullit.
Akihito bëri gjithashtu një fjalim televiziv për kombin pas një tërmeti dhe cunami të marsit 2011 që shkaktuan krizë dhe shkatërruan pjesën më të madhe të Japonisë verilindore, duke lënë gati 20,000 njerëz të vdekur.
Dështimi i zemrës përshkruan një dobësim gradual të muskujve të zemrës dhe është një diagnozë shumë e zakonshme, veçanërisht tek të moshuarit, tha Gautam Deshpande, një doktor i mjekësisë së brendshme në Spitalin Ndërkombëtar St. Luke në Tokio.
“Është një gjendje shumë, shumë e përshtatshme për të jetuar,” tha Deshpande.