Mbreti Charles III “refuzon” traditën

Mbreti Charles III ka kërkuar të sjellë një frymë të re në traditat e vjetra mbretërore dhe kjo gje lidhet me kurorëzimin e tij.

Mbreti I ri I Anglisë ka refuzuar që përgjatë ceremonisë të vishet me veshjet tradicionale të monarkut ndër shekuj pasi preferon të përdorë një veshje ushtarake për ngjarjen historike.

Me këtë vendim, mbreti Charles III nuk do të mbajë çorape dhe pantallona, me arsyetimin e tij se ato duken shumë të vjetruara.

Uniforma e tij ushtarake do të jetë një rikthim i asaj të veshur nga gjyshi i tij, i cili gjithashtu shihej rregullisht me veshjen e tij ushtarake dhe jo me veshjen mbretërore.

Megjithatë, ky nuk është vendimi më i madh me të cilin do të përballet Mbreti i ri përpara kurorëzimit të tij. Princ Harry nuk pritet që të jetë i mirëpritur apo i ftuar në kurorëzimin në maj, megjithëse vendimi përfundimtar do t’i vijë vetë Charles III.

Kujtojmë që ky vendim vjen pas deklaratave të bujshme që ka bërë Harry për familjen mbretërore, fillimisht në dokumentarin e tij dhe më pas në librin e tij “Spare”.

*TiboNews