Mbreti Charles është pronari i një plazhi nudist?!

Mbreti Charles është pronari krenar i një plazhi nudist.

Plazhi në fjalë ndodhet në Fraisthorpe, Yokshire Lindor dhe nudizmi lejohej masivisht, deri në vitin 1994. Por, tani që është në pronësi të mbretit, The Sun raporton se nudizmi “nuk lejohet hapur fare”, por as nuk ndalohet.

The Sun intervistoi edhe një prej plazhistëve nudo, i cili u shpreh se njerëzit e ndjeshëm si mbreti Charles e kuptojnë se nuk ka asgjë të keqe me lakuriqësinë në publik dhe referuar historisë së ndalimit të larjes nudo, tha: “Në radhë të parë, s’duhet të kishte pasur fare një ndalim”.

Gjithsesi, mbreti dhe mbretëresha Camilla shkuan në plazh të veshur dhe të pispillosur si njerëz me gjak blu.