
Mbretërorët e rinj përballë historisë brutale të kolonializmit
Në fillim të këtij muaij, Princi William dhe Kate nisën një turne në tre vende në Karaibe, si pjesë e një kremtimi të zgjatur mbretëror të jubileut të Mbretëreshës Elizabeth II, me rastin e përkujtimit të 70 vjetorit të saj në fron.
Udhëtimi në Belize, Xhamajkë dhe Bahamas, tre nga 14 ish kolonitë që zyrtarisht ende e konsiderojnë mbretëreshën si kreun e shtetit të tyre shkaktoi polemika që në fillim.
Çifti u prit me protesta në të tre ndalesat dhe një grup udhëheqësish të shquar xhamajkanë dërguan një letër duke kërkuar dëmshpërblim për “vuajtjet e paraardhësve ” të shkaktuar nga trashëgimia e monarkisë së tregtisë së skllevërve dhe kolonializmit.
Çifti mbretëror u kritikua gjithashtu për fotot e publikuara, teksa ata shfaqen duke prekur gishtat e fëmijëve xhamajkanë, teksa i ndan një gardh.
Por nuk mbaron me kaq, gjatë një takimi publik, kryeministri xhamajkan Andrew Holness njoftoi se vendi i tij është gati të largohet nga mbretëria britanike dhe se do të shpallet si komb i pavarur, plotësisht i zhvilluar dhe i begatë.
Qeveria e Belize gjithashtu njoftoi kohët e fundit se do të rishikohen ndryshime të mundshme të kushtetutës, duke përfshirë pavarësinë.
Në fund të vitit të kaluar, Barbados zyrtarisht braktisi monarkinë, duke u bërë kombi i parë i Karaibeve që zëvendësoi mbretëreshën si kreun e shtetit në më shumë se katër dekada.
Vizita e vështirë jashtë shtetit e Kate dhe William vjen gjatë një periudhe kur familja mbretërore britanike po përfshihet nga një seri skandalesh. Një vit më parë, vëllai i William, Harry dhe gruaja e tij Meghan ngritën shqetësime serioze për racizmin brenda monarkisë gjatë një interviste që u fokusua në arsyen pse ata ishin distancuar nga familja. Kohët e fundit, djali i dytë më i madh i mbretëreshës, Princi Andrew, zgjidhi një proces gjyqësor pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare më shumë se dy dekada më parë.
Ndërkohë, familja mbretërore dhe populli britanik në tërësi, po përballen me realitetin se mbretërimi 70-vjeçar i mbretëreshës – më i gjati në historinë britanike – së shpejti mund të marrë fund. Monarkja 95-vjeçare ka qëndruar jashtë syve të publikut për muaj të tërë përpara se të merrte pjesë në një shërbim përkujtimor për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Phillip.
Pse ka debat
Udhëtimi i trazuar i Dukës dhe Dukeshës në Karaibe ka rindezur një debat të gjatë rreth asaj se çfarë mund të bëjë familja mbretërore për të gjetur vendin e saj në një botë që është bërë gjithnjë e më negative për të kaluarën e monarkisë dhe skeptike për të ardhmen e saj.
Shumë kritikë argumentojnë se e vetmja mënyrë që mbretërit të ecin përpara është të llogarisin – dhe të shlyejnë – historinë brutale të kolonializmit, shfrytëzimit dhe skllavërimit. Ndërsa ishte në Xhamajkë, Uilliam mbajti një fjalim në të cilin tha se roli i kaluar i Britanisë në tregtinë e skllevërve “e njollos historinë tonë”, por në mënyrë të veçantë nuk kërkoi falje ose ofroi ndonjë zotim për dëmshpërblime. Ky lëshim, argumentojnë disa, është një shenjë se familja mbretërore nuk është e gatshme t’i trajtojë vendet brenda sferës së saj si partnerë të barabartë.
Të tjerë thonë se familja mbretërore do të vazhdojë të shohë zvogëlimin e ndikimit të saj nëse nuk i nënshtrohet një përpjekjeje të madhe për t’u shkëputur nga traditat e saj të vjetra dhe për të përqafuar një rol të modernizuar. Hapat e propozuar për t’i përmbushur ato përfshijnë zvogëlimin e fushës së detyrave formale të monarkisë, duke lejuar mbretërit më të rinj të përcaktojnë axhendën.
Disa analistë thonë se ka shumë arsye për të dyshuar se ndonjë ndryshim thelbësor në qasjen e monarkisë është i afërt. Mbrojtësit e familjes tregojnë për sondazhet që sugjerojnë se, me gjithë gabimet e tyre, britanikët ende i shohin në masë dërrmuese anëtarët mbretërorë si një përfitim për vendin e tyre.
Ç’pritet më tej
Është ende e paqartë nëse Xhamajka, pavarësisht komenteve do të ecë me premtimin për të ndjekur pavarësinë. Ekspertët thonë se çështja do të duhej të hidhej në një votim mbarëkombëtar përpara se vendi të largohej zyrtarisht nga mbretëria britanike. Të dielën, Ëilliam tha se monarkia do të respektojë zgjedhjen e çdo kombi që zgjedh të shkëputë lidhjet me The Croën, duke shtuar se e ardhmja është që njerëzit të vendosin për të.
Perspektivat
Nëse anëtarët mbretërorë nuk mësojnë të dëgjojnë njerëzit, monarkia mund të mos mbijetojë…
*Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tibo News.