Mbretëresha Elizabeth nuk do të jetë në kremtimin e Pashkëve, ja arsyeja

Mbretëresha Elizabeth, për arsye shëndetësore, nuk do të marrë pjesë këtë të dielë, më 17 prill, në kremtimin e Pashkëve Katolike.

 

I njëjti burim që ka bërë me dije mungesën e mbretëreshës, ka treguar se pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore do të jenë të pranishëm.

Kjo lloj dite është një ngjarje e rëndësishme për familjen mbretërore dhe mbretëresha Elizabeth me siguri nuk ndihet mirë për faktin që nuk është në gjendje të marrë pjesë.

 

Siç është mësuar, ajo ka probleme me lëvizjen dhe së fundmi ka treguar se për shkak të përvojës me COVID-19 ndihet shumë e lodhur dhe e rraskapitur.

Javën e kaluar, mbretëresha bëri një paraqitje të rrallë në inaugurimin e një njësie të re spitalore, e cila  më pas mori emrin e saj.