
Mbretëresha Elizabeta II nën kujdesin mjekësor
Shëndeti i mbretëreshës Elizabeta II kohëve të fundit nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme dhe mjekët e shqetësuar kanë rekomanduar që të mbahet nën mbikëqyrjen e tyre.
Kjo vjen një ditë pasi mbretëresha 96-vjeçare anuloi një takim të këshillit të saj dhe iu tha se do të pushonte.
Princi Charles dhe Camilla kanë udhëtuar deri në Skoci për të qenë me Mbretëreshën.
Të gjithë fëmijët e Mbretëreshës kanë shkuar për t’i qëndruar pranë .
E gjithë Britania është e shqetësuar për shëndetin e saj dhe shpresojnë që gjendja e saj të përmirësohet.
Të martën, Mbretëresha theu traditën për të qëndruar në Balmoral në Skoci për të emëruar kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss.
Normalisht, një ngjarje e tillë do të zhvillohej në Buckingham Palace në Londër.
Truss, duke reaguar ndaj deklaratës së Buckingham House, tha:
” I gjithë vendi do të jetë thellësisht i shqetësuar nga lajmet nga Buckingham Palace. Mendimet e mia dhe të njerëzve në mbarë Mbretërinë tonë të Bashkuar janë më Madhërinë dhe familjen e saj këtë kohë.”