
Mblidhet Bordi. Ulet nafta, rritet benzina
Bordi i transparencës është mbledhur sërish ditën e sotme dhe ka vendosur që të ulet çmimi i naftës dhe të rritet i benzinës.
Ditët në vazhdim, çmimet për naftën, benzinën dhe gazin do të jenë si më poshtë:
- Çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
- Çmimi i shitjes me pakicë i gazit do të jetë 80 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.