
Mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare me atë të Malit të Zi
Mbahet ditën e sotme për herë të dytë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović ka pritur përmes një ceremonie zyrtare homologun e tij shqiptar, Edi Ramën dhe ministrat e tij.
Mësohet se mbledhja do të mbahet në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve në Podgoricë.
Në këtë mbledhje do nënshkruhen disa marrëveshje ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh. Një prej marrëveshjeve lidhet me ndërtimin e urës në lumin Buna.
*Tibo News