
“Mbjellja e reve”, ja shpëtimi i mungesës së shirave
Për dekada, zonat e goditura nga thatësira në mbarë botën kanë praktikuar “mbjelljen e reve”, një proces ku flakët kimike plot me jodur argjendi hidhen në retë e stuhisë për të nxitur rënien e shiut.
Por deri vonë, shkenca nuk e mbështeti plotësisht këtë praktikë.
Në pjesën më të madhe kjo është për shkak se programet operacionale të mbjelljes së reve nuk kanë luksin e kryerjes së testeve të kontrolluara, ata kanë detyrimin të prodhojnë sa më shumë shi për njerëzit që jetojnë nën retë që ata “mbjellin”.
Në fakt ka pasur një përparim.
Një eksperiment i madh i mbjelljes së reve në malet e Idahos tregoi se mbjellja e reve funksionon, xhirimi i flakërimeve kimike në re prodhon më shumë reshje.
Ndërsa bota përballet me një numër në rritje të valëve të të nxehtit dhe thatësirave, uji po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
Dhe ndërsa ne nuk e dimë saktësisht se si do të rezultojë mbjellja e reve që do të ndryshojnë jetën, ne e dimë se të paktën ka potencialin të jetë një mjet në arsenalin tonë për betejën e gjatë kundër thatësirës përkeqësuese.