
Mbi 8300 civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Më shumë se 8300 civilë kanë humbur jetën deri më tani që kur ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas më 24 shkurt, sipas një njoftimi të Prokurorit të Përgjithshëm të vendit.
Mbi 11,000 civilë të tjerë janë plagosur në luftë.
Sipas prokurorit të përgjithshëm ukrainas, numri i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi autoritetet ukrainase nuk kanë akses në zonat e kontrolluara nga ushtria ruse.