Mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të papunë

Mbi 76 mijë persona në Shqipëri janë të regjistruar si të papunë tek Agjencia Kombëtare e Punësimit. Aktualisht ka rreth 5 300 vende të lira pune. Sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit problematike janë grupmoshat jo shumë të favorshme për punësim. Rreth 50% e punëkërkuesve të papunë janë të moshës mbi 45 vjeç. Zanatet më të kërkuara në Shqipëri nga qytetarët janë: kuzhinier, kamerier, parukier/berber, shitës, specialist i mësimdhënies, recepsionist, punonjës në ndërtimit, bujqësi, miniera, transport etj. Nga ana tjetër sektorët që kërkojnë punëtorë janë: industria përpunuese, tregtia, akomodimi, ndërtimi, hoteleri-turizmi.

Shumica e të papunëve janë nga Tirana, Elbasani, Fieri, Kukësi dhe Korça.