Mbi 500 të vdekur në protestat në Iran, mes tyre 70 fëmijë

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër qeverisë së Iranit. Sipas raportimeve të organizatës HRANA me bazë në Shtetet e Bashkuara, në mesin e të vdekurve janë 70 fëmijë dhe 68 zyrtarë policorë. Gati 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje.

Sipas të dhënave, katër protestues tashmë janë ekzekutuar. Autoritetet iraniane nuk kanë bërë publike të dhënat për vdekjet dhe arrestimet, dhe as nuk kanë konfirmuar apo mohuar të dhënat e HRANA-s.