
Mbi 50 dorëheqje në qeverinë britanike, Johnson tenton rezistencën
Boris Johnson mbetet kryeministër pavarësisht se dy emërimet e tij më të fundit në kabinet i kërkuan dorëheqjen.
Kancelari Nadhim Zahawi, të cilit iu dha kjo detyrë dy ditë më parë, tha se situata ishte “jo e qëndrueshme dhe vetëm do të përkeqësohet”.
Edhe Sekretarja e Arsimit Michelle Donelan dha dorëheqjen, duke thënë se Johnson i kishte vënë në një situatë të pamundur.
Por Johnson këmbëngul se ai ka një “mandat të gjatë për të vazhduar”.
Vala e dorëheqjeve nga qeveria dhe partia kaloi 50 të enjten, pasi sekretari i Irlandës së Veriut Brandon Lewis u bë anëtari i parë që u tërhoq nga detyra, i ndjekur shpejt nga shtatë ministra të tjerë.