
Mbi $2mld xhiro, filmi Avatar kalon Star Wars për të ardhura
Suksesi i filmit “Avatar: The Way of Water” nuk po di të ndalet.
Filmi i dytë i James Cameron është tashmë zyrtarisht produksioni i katërt në historinë e kinamtografisë, që ka qarkulluar më shumë para duke tejkaluar filmin “Star Wars: The Force Awakens”.
Seria e dytë e Avatarit ka arkëtuar 2.1 miliardë dollarë, ndërsa episodi i 7-të i serisë “Star Wars”, i publikuar në vitin 2015, arkëtoi 2.064 miliardë dollarë.
Për James Cameron, ky është një moment i jashtëzakonshëm, pasi ndër katër filmat me më shumë fitime në histori, tre janë prodhime të tijat, ndërsa episodi i parë i Avatarit, mbetet i pari me rreth 2.9 miliardë dollarë arkëtime.
Lista vijon me Avengers: Endgame, prodhim i vitit 2019 që gjeneroi 2.79 miliardë dhe Titaniku me 2.2 miliardë.
Përpara nisjes së shfaqjeve, nga produksioni përflitej se filmi do të duhej të gjeneronte mbi 1.5 miliardë dollarë në mënyrë që të sillte fitime për të gjithë partnerët.
Shifrat aktuale tregojnë se objektivi është arritur, por gjasat janë që edhe të tejkalohet, pasi episodi i dytë i Avatarit parashikohet të shfaqet sërish edhe gjatë muajit shkurt me rishfaqje të parashikuara edhe për Ditën e Shën Valentinit.
Prandaj ekspertët parashikojnë që muajin e ardhshëm “Avatar: The Way of Water” të tejkalojë Titanikun javët në vazhdim.
Ky sukses ka bërë që produksioni të shohë për të nisur nga puna për episodin e tretë të Avatarit, i cili parashikohet të shfaqet më 20 dhjetor 2024.
Burime pranë James Cameron bëjnë me dije se planet janë edhe për episode të tjera, duke qenë se nuk ka asnjë arsye që ky lloj filmi të mos vijojë.
*Tibo News.