Mbi 260 viktima nga tërmeti në Indonezi

Mbi 260 viktima janë shënuar nga tërmeti i fuqishëm që goditi këtë të hënë Indonezinë teksa 151 persona janë ende të zhdukur.

Ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë punën në terrenin e vështirë ndërsa mbi 22,000 shtëpi janë dëmtuar dhe rreth 58,000 banorë janë evakuar.

Sipas shërbimeve gjeologjike tërmeti ishte me magnitudë 5.6 ballë.

Me dhjetëra ndërtesa u shembën dhe sipas ekspertëve dëmet e shumta u shënuan nga rrëshqitja e dheut.

Sipas Agjencisë së Katastrofave në Indonezi shumica e viktimave të deritanishme janë fëmijë.

Në orarin i cili tërmeti goditi vendin me dhjetëra fëmijë ishin në shkolla.

Tërmeti me një thellësi prej 10 km, u pasua nga dhjetëra pasgoditje të cilat vijuan të shkaktonin më shumë dëme.

*TiboNews