Mbi 12 mijë “Pemë për Lurën” në dy vite, nisma synon rigjenerimin e parkut dhe punësimin e grave

Parku Kombëtar i Lurës është një nga parqet më të bukur dhe të egër në Shqipëri. Fatkeqësisht, parku pësoi një shpyllëzim masiv nga prerja e paligjshme e pemëve, si dhe për shkak të një serie zjarresh që shkaterruan pyjet e tij.

Prej vitit 2019, fillimisht me letra,  u ngrit një grup pune i quajtur “Trees for Lura” që si mision kishte të ndihmojë Parkun Kombëtar të rimëkëmbet nga gjendja fatkeqe, këtë të fudit duke e bërë me mbjelljen e pemëve.