Mbi 1 mijë tentativa për votim të dyfishtë, Celibashi bën rezymenë e zgjedhjeve

Pas përfundimit zyrtar të procesit të votimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë në një komunikim për mediat, ku ka bërë me dije të dhënat e deritanishme. Celibashi ka treguar se ka pasur 1, 094 tentativa për votim të dyfishtë.
Ndërkohë kanë qenë 16, 527 votues që kanë votuar për herë të parë.

Pjesë nga deklarata live e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

“Komisionarët janë duke protokolluar procesin. Mund të jetë me interes përbërja e komisioneve, 70 përqind e KQV kanë pasur anëtarësinë e plotë prej 7 anëtarësh, 14 përqind me 6 anëtarë dhe 10 përqind me 5 anëtarë. Në 4 raste kemi marrë raportime për jashtë dhomës së fshehtësisë. Në dy qendra, Elbasan dhe Paskuqan, është përdorur vetëm një nga dy makinat, në qendrat e tjera procesi ka shkuar shumë mirë. 35 denoncime janë administruar”.