Mbetjet plastike të oqeanit, pjesë e BMW te makinat e 2025-ës

Në një mënyrë apo një tjetër, të gjithë po mundohen të mbrojnë mjedisin dhe të bëjnë atë që është e mundur për ta shpëtuar atë prej ndotjes. Këtë po tenton ta bëjë kompania e njohur automobilistike “BMW”, duke nisur nga makinat e reja elektrike, të quajtura “Neue Klasse”. Ato do shfaqen në dhomat ekspozuese në vitin 2025 dhe pjesërisht do bëhet prej mbetjeve të ricikluara të oqeaneve.

BMW, prodhuesi i njohur gjerman i makinave ka në plan të përdorë plastikë të ricikluar për krijimin e produktit të quajtur ECONYL, i cili do të përdoret për prodhimin e tapetave të dyshemesë në SUV-në elektrik BTW IX dhe SUV-në X1.

Kompania ndër të tjera ka premtuar se modelet BMW dhe Mini të vitit të ardhshëm do të kenë interier vegan, kjo do të vijë falë një zhvillimi të materialit me përmbajtje të njëjtë si lëkura që përdoret tek qepjet e ulseve dhe timonëve.